Të shpërblerë, të shpenguar dhe të falur

£10.00

Kategoria:

Përshkrimi

Shëmbëlltyrat që lidhen me paratë gjenden shpesh në Bibël dhe në himnet e këngët që këndojnë të krishterët. Idetë e shpërblesës, shpengimit dhe faljes janë një pjesë kryesore e mënyrës se si përshkruhet vepra e Jezuit në kryq. Por, çfarë nënkuptojnë në të vërtetë figurat e shpërblesës, shpengimit dhe faljes? Si do të ishin kuptuar ata nga dëgjuesit e parë të ungjillit? Si lidhen me rrëmbimin, skllavërinë dhe borxhin?

Duke përdorur shembuj praktikë nga përvoja e tij si avokat bankar dhe nga historia, Dejvid MekIlroi tregon se si fuqia, paratë dhe mëkati kombinohen për të na zënë në grackë, duke na lënë në një nevojë të dëshpëruar për një shpengues për të na shpëtuar.

Ky libër do të thellojë kuptueshmërinë tuaj për vdekjen e Jezuit, do të pasurojë adhurimin tuaj dhe do t'ju frymëzojë të ndani dhe të demonstroni fuqinë transformuese të shpëtimit të arritur nëpërmjet kryqit dhe ringjalljes.